Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Sipas institutit sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të sillen nga 14 – 18°C kurse ato maksimale nga 33-37°C
Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit




