Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi rastin e parë të shtatzënisë me frytnim të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt.
Projekti prej 24 milionë eurosh pritet të përfundojë brenda 30 muajve, duke ofruar shërbime moderne për Ferizajin dhe komunat përreth.




