Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet L.B., i dyshuar për veprën penale “Kanosja” ndaj gazetarit dhe moderatorit Alaudin Hamiti.
Ngjarja lidhet me ushtrimin e detyrës profesionale të Hamitit, ndërsa prokuroria po vazhdon hetimet për të sqaruar motivin dhe rrethanat e incidentit.
Autoritetet njoftojnë se do të parashtrojnë kërkesën për masat e mëtejshme brenda afatit ligjor dhe theksojnë përkushtimin e tyre në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes.




