Leutrim Syla, avokati mbrojtës i Faton Vrajollit, i dënuar me 20 vjet burg për rastin e 400 kilogramëve drogë, ka deklaruar para mediave se klienti i tij nuk ka dijeni për drogën dhe është i pafajshëm.
Syla tha se Vrajolli ka porositur vetëm produkte mishi dhe nuk ka lidhje me narkotikët që kanë ardhur nga Brazili, duke shprehur besimin se vendimi përfundimtar do të dalë në favor të pafajësisë së tij.//eo//




