Jakup Nura nga PDK-ja tha për RTV21 se akuzat e ndërsjella midis partive politike kanë pamundësuar bashkëpunimin, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ai shtoi se edhe nëse Gjykata Kushtetuese ndryshon vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, procesi vetëm do të shtyhet, por zgjedhjet mbeten zgjidhja e vetme.




