Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef.
Tërnava dhe delegacionin e tij, në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë rast, presidentja theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit gjatë këtij muaji të bekuar.
Ajo gjithashtu falënderoi BIK-in për kontributin e tij në kultivimin e vlerave të paqes dhe tolerancës. Myftiu Tërnava e falënderoi presidenten për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kontribuar për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.




