Sipas një hulumtimi të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe ReKOS 2024, shkalla e papunësisë në Kosovë është 13.9%.
Analiza tregon se sektori ekonomik që dominon punësimin është tregtia (19.7%), e pasuar nga prodhimi (12.7%) dhe ndërtimtaria (9.6%).
Ndërkohë, shkalla e jo-aktivitetit është mbi 51.6%, me femrat që përbëjnë 65.4% të këtij grupi, duke e theksuar sfidën e madhe që paraqet kjo dukuri në tregun e punës.




