Pas heqjes së masave të Bashkimit Evropian, Kosovës i janë zhbllokuar qindra milionë euro që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Fondet e liruara do të mbështesin arsimin, projektet infrastrukturore dhe mjedisore, si dhe reforma në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe qeverisja. Po ashtu, rifillimi i investimeve pritet të krijojë vende të reja pune dhe të përmirësojë shërbimet publike.
Masat kishin shkaktuar dëme të mëdha financiare, duke pezulluar projekte me vlerë mbi 600 milionë euro dhe duke ndikuar negativisht edhe në raportet politike me BE-në.
Njohësit e çështjeve vlerësojnë se ky është një moment i rëndësishëm që Kosova duhet ta shfrytëzojë për të përshpejtuar reformat dhe avancuar drejt integrimit evropian.




