Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për krijimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, duke e cilësuar si hap të gabuar dhe devijim nga parimet bazë të qeverisjes.
Tahiri thekson se përgjegjësia për reformën duhet të qëndrojë tek Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, ndërsa krijimi i këshillit të ri, sipas tij, shpërndan përgjegjësinë dhe dobëson llogaridhënien institucionale. Ai paralajmëron se vendimi mund të çojë në dështim dhe nënvlerësim të rolit të ministrisë përkatëse.




