Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit.
Ai ka përcjellë urimet e tij për Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, si dhe për të gjithë shqiptarët e besimit islam, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes reciproke pas muajit të Ramazanit.
Haradinaj ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim për të gjithë qytetarët.




