Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë aktuale për vonesat në proceset politike, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen e Presidentit.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hoxha tha se dinamika dhe qasja politike janë pothuajse të njëjta si në vitin 2025.
“Mendoj që edhe zhagitja e krejt procesit të 2025-ës për me ardh në zgjedhje në fund të vitit që sot me u arsyetu qeveria aktuale që nuk i ka pasë 6 muaj ditë kohë për me nis procesin për Presidentin dhe me shpërndarë Kuvendin është shumë mirë e menduar. Vazhdimësi e bllokadës, unë kështu e lexoj”, deklaroi Hoxha.
Ajo theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje ka përvojë të gjatë në Kuvend dhe e njeh mirë procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, duke shtuar se konsensusi politik është thelbësor.




