Këngëtari nga Peja dhe fitues i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”, ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi.
Ai ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për t’i qetësuar fansat dhe për të bërë të ditur se gjendja e tij është e mirë.
“Jam shëndoshë e mirë dhe pranë familjes,” shkroi Gjesti, duke theksuar se tani fokusohet tek mirëqenia dhe rikthimi në jetën private pas periudhës së vështirë.




