Futbollisti nga Tërpeza, Ermal Krasniqi, është përfshirë në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e radhës ndërkombëtare.
Ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e “Kosova Squad”, duke kontribuar me paraqitjet e tij në repartin ofensiv.
Ftesa e tij konfirmon formën e mirë dhe besimin e stafit teknik, ndërsa pritet të ketë rol të rëndësishëm në sfidat e ardhshme të përfaqësueses.




