Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 1827 tiketa trafiku nga Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan 47 aksidente trafiku me të lënduar dhe 64 aksidente me dëme materiale, derisa 22 persona u vunë nën pranga, prej tyre 14 u dërguan në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





