Doktori i shkencave juridike, Bardhyl Hasanpapaj, ka theksuar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk duhet të trajtohet me lehtësi nga partitë politike.
Ai deklaroi se në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin, vendi shkon detyrimisht në zgjedhje të reja, pa hapësirë për interpretime alternative.
Sipas tij, çdo përpjekje për ta relativizuar këtë çështje krijon paqartësi ligjore dhe dëmton funksionimin normal të institucioneve shtetërore.




