Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ish-deputetët Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth 10 vjet.
Avokati i Pal Lekaj, Musa Damati, e cilësoi vendimin si “triumf të drejtësisë” dhe theksoi se klienti i tij është liruar nga të gjitha akuzat.
Ndërsa avokati i Albulena Haxhiu, Burim Halili, deklaroi se gjatë gjithë procesit nuk është arritur të provohet fajësia e të akuzuarve, duke bërë që ata të lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës pas rigjykimit.
Rasti lidhej me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët kishin përdorur gaz lotsjellës për të kundërshtuar proceset politike të asaj kohe.




