Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Bokshiq në Klinë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
I lënduari, mashkull nga ky fshat, fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, por për shkak të gjendjes së tij kritike, ai është transferuar me urgjencë në Spitalin e Pejës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Burimet e para bëjnë të ditur se dyshimi i parë është se vëllai i viktimës ka shtënë me armë, por autoritetet policore ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për rrethanat e ngjarjes.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




