Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Pejë, ku një person ka humbur jetën pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 dhe i plagosuri është dërguar menjëherë në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë dhe tri gëzhoja, ndërsa i dyshuari për vrasjen është arrestuar. Hetimet për këtë ngjarje janë duke u zhvilluar.




