Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Faruk Isufi nga Klina. Haradinaj ka theksuar se lajmi është i hidhur dhe më i rëndë fakti se Isufi u nda nga jeta pas gjithë sakrificës së tij për liri dhe angazhimit në shtetndërtim, duke u ndarë në rrethana të trishta.
Faruku, një aktivist i hershëm i Aleancës, ka qenë i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njihnin nga afër.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe kolegët në Aleancë, duke i uruar që të gjejnë paqe.
Faruku u prehtë në paqe.




