Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj aktorit Sevdai Radogoshi, pas deklaratave të tij që lidhen me mungesën e studentëve dhe personave të tjerë nga Malisheva në teatër.
Krasniqi ka shpërndarë një fotografi të aktorit gjatë intervistës, duke shprehur indinjatën e saj për fjalët e tij dhe duke theksuar se Malisheva ka emra të mëdhenj të artit dhe kulturës, duke përmendur figura të njohura si Nexhmije Pagarusha, Salih e Feriz Krasniqi, Bijtë e Sef Mleqanit, Beqir Gashi, Avni Hoti dhe shumë të tjerë.
Ajo ka shtuar se Malisheva ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe artistike që është e njohur dhe respektuar, dhe se këto sakrifica dhe kontributet nuk mund të mohohen.
“Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë. Me dekada kulturë, art dhe sakrificë që nuk mund të mohohen,” ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Malisheva ka emra të mëdhenj të artit dhe kulturës si Salih e Feriz Krasniqi, Nexhmije Pagarusha, Bijtë e Sef Mleqanit, Beqir Gashi, Avni Hoti, Zyle Krasniqi, Kumrije e Sheqerie Buqaj, Ismet Krasniqi e shumë të tjerë.
Prandaj, Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë
Me dekada kulturë, art dhe sakrificë që nuk mund të mohohen.




