Një tentativë për futjen e substancave të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar nga zyrtarët korrektues gjatë një kontrolli rutinë.
Është zbuluar rreth 43 gramë substancë e dyshuar narkotike e fshehur në qese najloni, ndërsa vizitori është ndaluar dhe rasti i është dorëzuar Policisë të Kosovës. Hetimet për rastin janë në vazhdim.




