Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, në një takim të ngrohtë dhe miqësor.
Gjatë takimit, u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, veçanërisht në rrugëtimin euroatlantik të vendit.




