Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 mars 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Gjermania në Kosovë.
Ekstradimi është bërë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane.
I dyshuari, me inicialet S.N., ishte arrestuar në Gjermani pasi kërkohej nga INTERPOL-i me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet kosovare, nën dyshimin për veprën penale “grabitje”, ndërsa kishte qenë në arrati.
Pas kthimit në Kosovë, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Mitrovicës për vazhdimin e procedurave ligjore.




