Në Prishtinë është zbuluar një rast i kontrabandës së mallrave pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Pas pranimit të informatave, njësitë e Task-Forcës kanë identifikuar një lokacion që shërbente si pikë grumbullimi për mallra kontrabandë, ndërsa kontrolli është realizuar me urdhër të Prokurorisë në Gjilan.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 27,000 copë filtra të ndryshëm, 91 kilogramë duhan i përpunuar dhe 700 poçe elektrike 100W.
Mallrat e konfiskuara janë dorëzuar tek Dogana për procedura të mëtejshme ligjore.





