Granit Plava, një nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ka deklaruar se bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, i kishte ofruar 1,300 euro në muaj dhe një veturë luksoze për të kryer vrasjen.
Plava tha se kishte qenë në dijeni për vepër penale, por nuk i ishte treguar identiteti i viktimës. Ai shtoi se marrëveshja kishte përfshirë edhe sigurimin se do të merrte përgjegjësi për veprën për dy vjet, ndërsa Murseli do të pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Ai gjithashtu bëri të ditur se e njohu pak më mirë bashkëpunëtorin Kushtrim Kokalla dhe kishte takuar disa herë Murselin, i cili vinte nga jashtë me makina luksoze dhe shfaqej si “boss”.




