Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e partisë lidhur me situatën e krijuar.
Mbledhja do të fillojë në ora 16:00, dhe pas përfundimit do të njoftohen vendimet dhe qëndrimet që do të dalin nga diskutimet.




