Në Pogragjë është përuruar aneksi i një ure, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) dhe Policisë së Kosovës.
Projekti synon rritjen e sigurisë për banorët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë çdo ditë, duke mundësuar qarkullim më të sigurt për këmbësorët dhe parandalimin e rreziqeve.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe garantimin e sigurisë publike, ndërsa është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Institucionet lokale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar përkushtimin për të vazhduar adresimin e nevojave të qytetarëve dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për komunitetin.




