Një person i moshuar, rreth 70 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren.
Sipas Policisë, vdekja dyshohet të ketë ndodhur disa orë para mbërritjes së ekipit mjekësor dhe nuk janë vërejtur shenja dhune.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës.




