Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka konfirmuar se të hënën do të miratohet ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës, si shpërblim për fitoren ndaj Sllovakisë (4-3). Vendimi pritet të kalojë në mbledhjen e Qeverisë, pas kërkesës së Kryeministrit.
Murati e cilësoi këtë si përmbushje të premtimit për “Dardanët” pas suksesit të tyre.




