Njësitet policore të Stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve:
– L.J., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– A.H., mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.




