Kryesuesi i bordit të ZRRE, Ymer Fejzullahu, ka njoftuar se hyrja në fuqi e tarifave të reja të energjisë elektrike, e planifikuar për 1 prill, pritet të shtyhet deri më 1 maj.
Lidhur me këtë, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar vendimin si të duhur, por të pamjaftueshëm. Ai theksoi se nuk duhet të ketë rritje të çmimeve pa u sqaruar plotësisht çështjet rreth matjes dhe faturimit të energjisë, duke e lidhur situatën me reagimin publik pas debatit për njehsorët.




