Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një mbledhjeje në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, theksoi se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri lidhet me zhvillimet globale dhe nuk varet nga vendimmarrjet e Partisë Socialiste.
Ai sqaroi se heqja e taksës së qarkullimit do të rrisë kostot për shumicën e qytetarëve dhe se modeli aktual ndihmon që ata që konsumojnë më shumë karburant të kontribuojnë proporcionalisht.




