Në rajonin e Ferizaj janë iniciuar dy vepra penale, “Sulmi” dhe “Kanosja”, lidhur me një rast të ndodhur më 30 mars 2026. Si i dyshuar për sulm është identifikuar një person 26-vjeçar, ndërsa për kanosje një tjetër i dyshuar.
Gjatë hetimeve, më 31 mars 2026, i dyshuari për sulm është intervistuar dhe ka deklaruar se posedon me leje një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, si dhe municion. Me urdhër të prokurorit të shtetit, njësitë policore kanë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personi tjetër i dyshuar për kanosje ndodhet jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim policor.




