Presidentja Vjosa Osmani priti futbollistët e Kombëtares së Kosovës në një takim zyrtar, ku u dekoruan për kontributin e tyre në sport dhe për krenarinë që i kanë dhënë vendit.
Në takim morën pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe trajneri i ekipit, Franco Foda. Presidentja Osmani theksoi se, pavarësisht rezultatit, vlerësimi dhe krenaria për lojtarët janë të pamatshme dhe se ky është vetëm fillimi për suksese të mëtejshme.
Ajo gjithashtu theksoi se Kombëtarja ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe brenda vendit, duke e quajtur ekipin “befasinë më të bukur” të këtyre kualifikimeve.




