Dy shtetas të Turqisë u përleshën mbrëmë në rrugën “Enver Zymberi” pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.
Hetimet nga policia janë duke vazhduar, dhe rasti është klasifikuar si “lëndim i lehtë trupor”.




