Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrën e Lubeniqit, duke theksuar se ky fshat përjetoi tri ngjarje tragjike gjatë luftës, më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999.
Ajo rikujtoi se më 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe rrethuan fshatin dhe sulmuan civilët e paarmatosur, duke kryer vrasje dhe akte të rënda dhune.
Sipas saj, shumë nga viktimat u gjetën më vonë në varreza masive në Batajnicë, afër Beogradit.
Haxhiu theksoi rëndësinë e kujtesës dhe nderimit të viktimave, duke shtuar se sakrifica për liri nuk do të harrohet kurrë. Ajo u bëri homazh të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë luftës.




