Deputetë e shoqëri civile kanë reaguar ndaj emërimit në Mentor Hysenit (anëtar i VV-së) si drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës.
Deputetë të opozitës kanë kritikuar këtë emërim duke thënë se VV ka kapur institucionet.
Deputetja nga PDK Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin social facebook, duke shkruar “Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, ndërkaq ka shtuar se VV erdhi në pushtet duke thënë se ishin kundër nepotizmit e tani po e bëjnë vet.

Deputeti tjetër nga PDK Arben Mustafa ka reaguar duke thënë se “Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në”, duke shtuar se “e këtë veprim, ATK po shndërrohet në një instrument politik,…”.

Nga PDK ka reaguar edhe deputetja Blerta Deliu e cila ka thënë se Albin Kurti tashmë shokët dhe familjarët tani po i mban për poste dhe dasma.

Kurse Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar duke thënë se emërimi I Hysenajt “rrezikon ta shndërroj ATK në instrument politik, shembull tipik i kapjes të institucioneve publike”.





