Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk ka kërkuar asnjëherë pjesëmarrje në pushtetin e kryeministrit Albin Kurti.
Deliu tha për Klan Kosova se PDK-ja ka qenë e gatshme të ulet për dialog politik, duke theksuar se nuk synojnë të dëmtojnë funksionimin e shtetit për arsye të marrëdhënieve me LVV-në. Ajo shtoi se janë të vetëdijshëm se zgjedhja e presidentit mund të bëhet me marrëveshje politike dhe nuk ka qëllim të pengojnë këtë proces.




