Nga 1 prilli 2026, xhamat e errësuar në automjete lejohen në Kosovë, por pronarët obligohen t’i legalizojnë përmes procedurës së A-TEST-it.
Sipas njoftimeve zyrtare, verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara kryhet në Qendra e Automjeteve të Kosovës.
Institucionet bëjnë të ditur se automjetet me folije në xhama që nuk e kalojnë këtë procedurë do të konsiderohen të parregullta, duke rrezikuar masa ndëshkuese për drejtuesit e tyre.
Pronarët e veturave që kanë vendosur xhama të errësuar këshillohen të paraqiten sa më parë për testim në mënyrë që të pajisen me dokumentacionin përkatës dhe të shmangin gjobat e mundshme.




