E ardhmja e Karim Adeyemi te Borussia Dortmund mbetet e pasigurt, pavarësisht ofertës për rinovim që klubi i ka bërë prej disa kohësh.
Sulmuesi nuk ishte i thirrur për ndeshjet e fundit të ekipit kombëtar dhe te Dortmund ka humbur rol kryesor në gjysmën e dytë të sezonit, duke luajtur shpesh nga stoli. Kjo ka bërë të vështirë rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027.
Sipas raportimeve të Sport Bild, Adeyemi është i interesuar për një transferim në Premier League. Çmimi i tij ka rënë nga 60 milionë euro në rreth 50 milionë euro, duke e bërë transferimin më të përballueshëm për klubet e interesuara.
Mes klubeve që kanë shprehur interes janë Juventus, AS Roma dhe disa gjigantë anglezë si Chelsea, Manchester United dhe Arsenal.
Mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga këto skuadra do të paguajë shumën e kërkuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit gjatë afatit kalimtar veror.




