Veldin Hoxha po shkëlqen te Kombëtarja e Kosovës, duke treguar se është një shtesë e fuqishme për Dardanët. 23-vjeçari mesfushor qendror ka luajtur 6 ndeshje me ekipin kombëtar, duke shënuar edhe një gol të rëndësishëm ndaj Sllovakisë.
Hoxha njihet për grintën e tij, luftën për çdo top dhe pasionin për fanellën e Kosovës. Ai la Kroacinë U21 për t’i thënë “PO” Dardaneve dhe po dëshmon dashurinë për vendin në çdo përplasje dhe aksion në fushë. Një moment emocionues ishte në finale ndaj Turqisë, ku ai doli në mbrojtje të bashkëlojtarëve dhe lotët në fund të ndeshjes treguan lidhjen e tij të thellë me fanellën kombëtare.




