Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, kritikoi në Kuvend Qeverinë për mungesë veprimi ndaj rritjes së çmimeve të derivateve.
Ai tha se qytetarët po përballen me pasojat e krizës, ndërsa qeveria mbetet pasive dhe nuk ofron masa konkrete për mbështetjen e tyre.
Tahiri krahasoi situatën në Kosovë me vendet e Bashkimit Evropian, ku qeveritë kanë ndërmarrë pako antikrizë, subvencione direkte dhe ulje taksash për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë.
Ai theksoi se, ndryshe nga opozita e mëparshme, kryeministri dhe ministrat aktualë nuk po marrin masa për t’u përgjigjur rritjes së çmimeve dhe për të lehtësuar barrën e qytetarëve.




