Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pas ndalimit të një veture me targa të huaja në rajonin e Gjakovës.
Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 5.4 kg substancë e dyshuar narkotike (marihuanë), e paketuar në 10 pako.
Po ashtu janë sekuestruar automjeti dhe dy telefona mobil.
I dyshuari është shoqëruar në polici, ndërsa me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.




