Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari, ka deklaruar se projektligji për çmimet tavan synon ndërhyrje të përkohshme dhe të kufizuara në treg, në raste të destabilizimit.
Ajo sqaroi se masat do të aplikohen vetëm për produkte bazë dhe për një periudhë të caktuar, duke kundërshtuar interpretimet se bëhet fjalë për kontroll të përhershëm të çmimeve.
Sipas saj, projektligji parashikon dy masa kryesore: caktimin e marzhës tregtare dhe vendosjen e çmimit maksimal për produkte të caktuara.
Gjithashtu, pritet themelimi i një bordi të pavarur që do të vendosë për listën e produkteve dhe kufizimet e çmimeve.
Kusari theksoi se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga rritja e çmimeve, duke u bazuar edhe në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.




