Një punëtor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar pasi ra nga një lartësi në një objekt në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 13:40, kur patrulla policore ka gjetur viktimën, R.K., rreth 44 vjeç, të shtrirë me lëndime të rënda trupore. Ai u transportua fillimisht në Emergjencën e Ferizajt, pastaj në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, ku më 3 prill 2026 ka ndërruar jetë./SINJALI/
Policia dhe inspektorët e punës kanë ndërmarrë veprimet procedurale, duke intervistuar përgjegjësin e punimeve F.S. (46 vjeç), i cili u lirua në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.




