Artistja me rrënjë nga Kosova, Donna Dafi, po tërheq vëmendje në Shtetet e Bashkuara, ku mediumi Daily Music Roll i ka kushtuar një artikull këngës së saj më të re, Touch Me Like That.
Sipas këtij mediumi, kënga vlerësohet si një hit energjik, i përshtatshëm për skena të mëdha dhe klube, ku artistja shfaq vetëbesim dhe kontroll të plotë artistik.
Artikulli veçon stilin e saj të drejtpërdrejtë, refrenin e fuqishëm dhe interpretimin e sigurt, që e bëjnë këngën lehtësisht të paharrueshme. Po ashtu, vëmendje i kushtohet edhe videoklipit minimalist, i fokusuar te prezenca e artistes.
Sipas vlerësimit të mediumit, rrugëtimi i Donna Dafi – nga bashkëpunimi me Sabri Fejzullahu deri te labeli Record 17 – dëshmon për një karrierë të ndërtuar me përkushtim, ndërsa kjo këngë konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt skenës ndërkombëtare.




