Autoritetet turke raportojnë se provinca lindore e Van është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,2 Rihter.
Lëkundjet ndodhën në rrethinën Tuşba në orën 08:52 të mëngjesit, në një thellësi prej 7 kilometrash, dhe u ndjenë edhe në provincat përreth.
Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima ose dëme, ndërsa vlerësimet në terren janë duke vazhduar.




