Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 në TC Kosova A do të ndalet në mënyrë të kontrolluar rreth orës 00:00, për shkak të problemeve në kondenzator.
Sipas KEK-ut, ndalja është masë parandaluese për të shmangur dëmtime më të mëdha, ndërsa aktualisht prodhimi po vazhdon me njësitë B2 në TC Kosova B dhe A3 në Kosova A.
Korporata thekson se është në proces transformimi me investime mbi 500 milionë euro për modernizimin e kapaciteteve, përfshirë modernizimin e njësisë B1 dhe remontin kapital të A5, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit energjetik në vend.




