Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka nderuar sot dëshmorët dhe martirët e Vraniç, duke i cilësuar si frymëzim të gjallë për çdo hap që ndërmarrin qytetarët.
“Dëshmorët e këtij vendi nuk janë vetëm pjesë e historisë, por frymëzim i gjallë për çdo hap që hedhim sot. Ata na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Vraniçit”, ka shkruar Muharremaj.




