Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrin, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë me lëndime të rënda në kokë.
Rasti ka ndodhur në Sooß, ndërsa viktima ishte shtetase serbo-kosovare. I dyshuari kryesor është ish-bashkëshorti i saj, një 47-vjeçar me prejardhje nga Kosova, nga i cili ajo jetonte e ndarë.
Sipas mediave, arma e krimit dyshohet të ketë qenë një kaçavidë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin, i cili ndodhet në paraburgim.
Viktima ishte nënë e katër fëmijëve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.




